Celebrities Showbiz

Videoja që na ngrohu zemrat, Bruce Willis duke kaluar momente të ëmbla me familjen e tij në Disneyland!

Aktori i njohur i Hollywood-it, Bruce Willis, pavarësisht diagnozës së sëmundjes së tij, vazhdon të shijojë jetën me ndihmën e familjes. Ditët e fundit ai ka vizituar Disneyland dhe nga pamjet dukej mjaft i lumtur në praninë e personave të tij të zemrës.

Aktori qëndroi me gruan e tij, Emma Heming Willis dhe fëmijët në Disneyland në Anaheim të Kalifornisë. Emma ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video mjaft emocionuese ku familja shihet mjaft e gëzuar. Ata po hipnin në atraksionin Splash Mountain dhe Bruce shihej duke i qëndruar afër vajzës që ishte ulur pranë tij. 68-vjeçari dëgjohet teksa thotë:

Më mirë ki kujdes. Mendoj se do të shkojmë edhe një herë.

Familja e Bruce njoftoi se ylli i “Pulp Fiction” ishte diagnostikuar me afazi, një çrregullim i trurit që ndikoi në aftësinë e tij për të komunikuar dhe shkaktoi probleme në setet e filmave – në mars 2022. Në shkurt, ata zbuluan se ai mori një diagnozë më specifike: demencë frontotemporale.

Diagnoza fillestare e afazisë e Bruce Willis u shndërrua në çmenduri, me aktorin tashmë të tërhequr nga profesioni, e megjithatë Arnold Schwarzenegger ka dërguar një mesazh disi shpresëdhënës për ish-kolegun e tij. Që kur u njoftua gjendja e tij në vitin 2022, ka pasur pak përmirësim në shëndetin e tij, të paktën për të cilin publiku është vënë në dijeni. Për CinemaBlend aktori i njohur është shprehur se:

Ai është një djalë fantastik, ai ishte, për vite e vite, një yll i madh dhe mendoj se ai do të mbahet mend gjithmonë si një yll i madh. E kuptoj, duke pasur parasysh rrethanat e tij, për sa i përket shëndetit, ai duhej të tërhiqej. Por në përgjithësi, ju e dini, ne kurrë nuk dalim në pension. Heronjtë e aksionit, ata janë gjithmonë.