Aktualitet

Vijojnë luhatjet në tregun valutor vendas, euro dhe dollari në rënie!

Në tregun valutor vendas, euro dhe dollari amerikan vijuan rënien në këmbim me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane zbriti në kuotën e 117.02 lekëve, ose 0.02 lekë më pak në raport me dje. Po ashtu, monedha e gjelbër amerikane u nënçmua me 0.15 lekë dhe këmbehet sot me 114.24 lekë.

Luhatjet në tregun valutor po diktohen nga faktorë sezonalë, me sezonin turistik që ka hyrë në pikun e vet dhe pritshmëritë janë në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të lekut ndaj monedhave të huaja.

Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht në nivelet 137.39 lekë dhe 117.98 lekë. Monedha britanike fitoi terren me 0.03 lekë dhe ajo zvicerane u forcua me 0.06 lekë, krahasuar me një ditë më parë.

Përditësimi i fundit: 20.07.2022  12:00:41

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar Amerikan USD 114.24 -0.15

Euro EUR 117.02 -0.02

Paundi Britanik GBP 137.39 +0.03

Franga Zvicerane CHF 117.98 +0.06

Jeni Japonez (100) JPY 82.74 -0.32

Dollari Australian AUD 79.01 +0.20

Dollari Kanadez CAD 88.83 +0.47

Korona Suedeze SEK 11.19 +0.06

Korona Norvegjeze NOK 11.53 +0.05

Korona Daneze DKK 15.72 0.00

SDR SDR 150.80 +0.35

Ari(OZ 1) XAU 195566.31 -345.02

Argjend(OZ 1) XAG 2155.66 +4.34

Juani Kinez (onshore) CNY 16.92 -0.05

Juani Kinez (offshore) CNH 16.91 -0.05

Lira Turke TRY 6.50 -0.01