Politikë

Vijojnë replikat Rama-Basha

Java nisi me replikat e reja Rama-Basha, të cilët jo më larg se dje u përfshinë në një seri përplasjesh përmes rrjeteve sociale, me kryefjalë pandeminë koronavirus e raportin e Dik Marty-t për Shtëpinë e Verdhë. Ditën e filloi kreu demokrat. Ndërsa vë në dukje se dje kishim mbi 500 raste të reja, Basha pyet “Çfarë bën Rama?” dhe më pas shkruan: Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca”.

Kryeministri hedh poshtë akuzat e kreut demokrat se spitalet janë në kolaps. “Kjo sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti, as Mona, as Likja e as Saliu”, – shkruan kryeministri. Ndërkaq, në të dytin postim për sot i drejtohet me fjalët “Lulëzim, nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK”-së. Rama i bën thirrje Bashës, të dalë e të sqarojë popullin.

Por ky i fundit thotë se ndërsa “Shqipëria është në kulmin e infektimit, kryeministri qëndron i mbërthyer pas instagramit” e shton se “në vend që të bëjë detyrën, vazhdon cicërimat”.