Aktualitet

Vijojnë shifrat e larta nga koronavirusi në vend, 19 viktima në 24 orë

19 viktima dhe 1021 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në vendin tonë.  Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 906 qytetarë, teksa janë kryer 1134 vaksinime antiCovid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Ndërkaq autoritetet shëndetësore në Kosovë regjistruan 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tre viktima. Kosova regjistron momentalisht  6,968 raste aktive.