Aktualitet Lajmet e fundit

Vijon aksioni i IKMT, disa të ndaluar në Durrës!

Një person është vënë në pranga, ndërkohë që është shpallur në kërkim një grua, pas një operacioni të përbashkët të policisë së Durrësit dhe IKMT-së për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse

U arrestua në flagrancë E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Ndërsa janë vënë nën hetim  A. Sh., 62 vjeç, N. M., 52 vjeç,  M. K., 59 vjeç, banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim një grua, A.Sh, 50 vjeçe, pasi janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Nën hetim gjithashtu është R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente. Ndërsa Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.