Bota

Vijon moti ‘i çmendur’, Franca dhe Spanja me temperatura rekord, përmbytje në Turqi!

Një valë e dytë e nxehtësisë ekstreme po godet Spanjën dhe Francën jugore , me temperaturat që arrijnë nivele të larta që normalisht nuk regjistrohen deri në korrik ose gusht , ndërsa ekspertët po paralajmërojnë se valët e të nxehtit të verës po ndodhin më herët dhe më shpesh.

Météo France, thotë se temperaturat tashmë kanë tejkaluar 35 C afër Mesdheut:Do te kemi temperatura shume më te larta ne ditet ne vijim, deri në 40 gradë. Për momentin mbi Afrikën Veriore ka një masë ajri të rrëmbyer, gjë që shpjegon temperaturat kaq të larta. Këto valë të nxehti ka të ngjarë të shtrihen gjatë gjithë sezonit,  disa dekada më parë, kjo ka ndodhur kryesisht në korrik dhe gusht.

Edhe në spanje , parashikuesit e motit thonë se verat po bëhen më të nxehta dhe më të gjata: “Kjo që po përjetojmë është një valë e veçantë e të nxehtit sepse është e hershme, ka filluar që më 11 qershor, pra, është e njëjtë me valën më të hershme të të nxehtit deri më tani që ka nisur gjithashtu. më 11 qershor 1981. Nuk është normale të kesh një vapë kaq ekstreme në këtë kohë Kontinenti evropian në përgjithësi ka parë një rritje të nxehtësisë prej 2 gradësh dhe kjo do të thotë më shumë vala të nxehti.

Ndërkohë edhe në Turqi situata nuk është më mirë. Shira të rrëmbyer, erëra të forta , stuhi breshëri  e përmbytje  priten në  pjesën veriore dhe atë qendrore të vendit, pas një fundjave me përmbytje që raportohet se morën jetën e të paktën katër personave.

Paralajmërime për mot të keq janë në fuqi në 42 qytete dhe fshatra, duke përfshirë dhe kryeqendrën e vendit, Ankaranë ku shkollat janë mbyllur. E ngjashme paraqitet situata dhe në qytetin Gemerek, në rajonet qendrore të vendit.