Aktualitet

Vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Deri tani ky proces ka përfunduar në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Elbasan, Berat e Gjirokastër, si dhe vijon në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Lezhë.

Në Tiranë ku vijon numërimi, Fatmir Xhafaj edhe pse i renditur i 23-ti në listën e PS mundi të thyejë herësin, duke siguruar 10972 vota dhe të hyjë në Kuvend.

Xhafaj ishte kandidati që mundi të sigurojë më shumë vota në Njësinë nr.10 ku për herë të parë u zbatua edhe votimi elektronik.
Kandidati tjetër që ka mundur të thyejë po ashtu herësin është edhe Orlando Rakipi, i cili duke siguruar 10424 vota ka mundur po ashtu të jetë pjesë e parlamentit të ri. Listën e PS-së si kandidate më me shumë vota e kryeson Belinda Balluku.

Elbasan

Lista e kandidatëve të PS:

1. Taulant Balla 21591
2. Sajmir hasalla 11 515
3. Luan Duzha 6769
4. Besjan Ajazi 5374
5. Evis Kushi 4372
6. Desantila Tahiraj 4062
7. Florenc Spaho 2603
8. Klevis Xhoxhi 2531

Lista e kandidatëve të PD:

1. Luciano Boçi 11076
2. Dashnor Sula 7533
3. Lefter Geshtenja 5023
4. Gazmend Bardhi 39 99
5. Eugen Isaj 3996
6. Zheni Gjergji 2221
7. Flutura Açka 1793

Në Shkodër, Tom Doshi i PSD-së, cili më herët ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme si deputet, rezulton me numrin më të lartë të votave 7886.

Nga PS, Paulin Sterkaj e Benet Beci janë dy më të votuarit, me respektivisht 7335 e 6131 vota. Ilir Beqja nuk hyn në Kuvend.

Nga PD, Helidon Bushati 6743 e Zef Hila 5975. Bardh Spahia nuk ia doli të sigurojë mandat.

Nga LSI, Agron Çela 2656 vota.

Në Shkodër, mandatet janë ndarë: PD-AN 5; PS 3; PSD 2 dhe LSI 1.