Aktualitet Politikë

Vijon përplasja në PD, Bardhi: Në 30 prill nuk ka Kuvend, ka miting!

Komisioni i Rithemelimit po mbyll riorganizimin në degë dhe pas Kuvendit të 30 prillit do të nisë proçesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë, i parashikuar të mbahet në 22 maj.
Albana Vokshi tregoi shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet për krerët e degëve.

Albana Vokshi, Anëtare e Komisionit të Rithemelimit tha se 39512 anëtarë kanë votuar, ku interesi më i lartë ishte ai i demokratëve. Kjo shifër tregon se demokratët nuk kanë përçarje dhe janë të bashkuar.

“Janë 39512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës. Interesi i demokratëve ishte i lartë. Këto shifra tregojnë se nuk ka përçarje dhe demokratët janë të bashkuar”, tha Albana Vokshi.

Por pala tjetër në PD nuk i njeh proçeset që po organizon Komisioni i Rithemelimit, ku Gazment Bardhin, në 30 prill nuk ka Kuvend të Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi, deputet i PD tha se për të përçarë PD është një miting i organizuar në mënyrë të njëanshme, ku platforma e tyre është hapur posaçërisht për bashkimin e demokratëve.

“Ka një miting, apo një tubim tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshëm si një hap për të përçarë PD. Siç ju e dini, ka një platformë të shumicës dërrmuese të PD që është bërë publike dhe është hap konkret për të arritur bashkimin e demokratëve”, tha Gazment Bardhi

Përplasja në Partinë Demokratike po ndodh edhe në gjykatë, ku pritet vendimi i apelit nëse do njohë statutin e 11 dhjetorit apo atë të 18 dhjetorit.