Aktualitet

Vijon situata e qëndrueshme nga COVID-19, MSH publikon shifrat!

Në përditësimin e shifrave të pandemisë gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë 45 raste të reja dhe 3 humbje jete.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Kosova ka regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu 103 raste të reja janë shënuar së fundmi, shifër më e ulët se ditën e djeshme. Viktima e vetme u shënua në Prizren, teksa lajmi i mirë është se 248 pacientë arritën të fitojnë betejën me COVID-19. Kosova regjistron deri tani 5.749.raste aktive.