Celebrities

Vila luksoze ku do të qëndrojë Cristiano do t’ju lërë pa fjalë!

Pas shumë vitesh, futbollisti Cristiano Ronaldo do të rikthehet në klubin anglez “Manchester United”.
Ky lajm është bërë i ditur nga postimet në rrjete sociale të klubit, ku Ronaldo shfaqet veshur me fanellën e tyre.

Ai është larguar nga “Manchester” në vitin 2009, për t’u bashkuar sërish me skuadrën në të cilën shënoi 118 gola dhe ka kryer 292 ndeshje.
Ndaj për këtë arsye duket se klubi anglez po e mban shumë me hatër lojtarin, pasi ai është sistemuar në një vilë super luksoze.

Disa foto janë publikuar në portalin britanik “The Sun” ku zbulohen pamje nga vila më e re e futbollistit, në të cilën do të qëndrojë së bashku me 6 pjestarët e tjerë të familjes.

Sipas tyre, ky ambient luksoz ka një palestër të teknologjisë më të fundit, xhakuzi dhe pishinë, kështu ai mund të kryejë stërvitjen e tij edhe në shtëpi.
Ata i kanë mundësuar gjithashtu një ekip sigurie prej gjshtë personash për të qëndruar rrotull pronës gjatë gjithë kohës.

Cristiano ka shprehur se është shumë entuziast për këtë vendim të marrë.

Manchester United është një klub që gjithmonë ka një vend special në zemrën time. Mezi po pres që të luaj sërish në ‘Old Trafford’ dhe të shikoj tifozët.