Celebrities Gossip Showbiz

Vildane Zeneli rrëfen aksidentin e rëndë që i ka ndodhur vite më parë!

Vildane Zeneli jeton prej vitesh në Amerikë, ku dhe ushtron profesionin e saj si modele. Bukuroshja prej dy vitesh nuk ka ardhur në vendlindjen e saj në Kosovë dhe fillimisht rikthimi i saj u mendua të ketë qenë për ndonjë lidhje dashurore.

Megjthatë, e ftuar para pak kohësh në një intervistë, ajo ka zbuluar se janë shkaqe familjare ato që e kanë shtyrë Vildanen të vijë.

Së fundmi, Vildane na ka habitur të gjithëve, teksa në një intervistë na ka treguar vështirësitë dhe sfidat që ka kaluar në profesionin e saj si modele. Madje, ka rrëfyer dhe një aksident të rëndë që ka ndodhur.

E kam thyer tërë dorën, para se të punoja, po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjë, theva dorën në hotel. Kam pasur tre operacione brenda një viti. S’i kam ndier fare gishtat, ndoshta deri në dy vjet, por shyqyr Zotit që kam pasur një doktor shumë të mirë dhe sot më punon dora në rregull. Jam shumë me fat se mund të ishte shumë më keq se sa vetëm dora. Jam vrarë edhe këtu (tregon ballin), por shyqyr Zotit që nuk kam rënë nga ana tjetër se do i kisha rënë tualetit dhe do kisha vdekur në vend. S’ma kishte marrë asnjëherë mendja se një rrëshqitje në banjë mund të ma shkaktonte këtë dëmtim. Ka qenë shumë e keqe, shumë e vështirë… Kjo ka ndodhur para 4-5 vitesh.

Para disa ditësh,  Ylli dhe këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu sollën bashkëpunimin e tyre të parë. Kishte kohë që lajmërohej si projekt, por na u desh të prisnim pak për të dëgjuar “As 1 minut” nga dyshja e artistëve dhe mund të themi me plot gojë se ja vlejti. Vetëm brenda pak ditësh kënga i ka kaluar 1 milion klikime. Në këtë projekt, Ylli dhe Ermali na sollën dhe një surprizë shumë të veçantë me Vildanen në klipin e tyre si modele.