Celebrities Music Pardon My French Showbiz

Vin Veli zbulon se së shpejti do të sjellë një album të ri dhe gjithashtu tregon si ndikon Arbori tek muzika e tij!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë Dj Vin Veli. Ai ka zbuluar më shumë rreth projektit më të ri në bashkëpunim me Altin Shirën dhe Young Zerka i cili quhet “Sikur Ta Dije”. Në vetëm pak ditë kënga e tyre ka arritur të numërojë mijëra klikime në YouTube por si erdhi ky bashkëpunim?

Të them të drejtën kënga ishte në studion e Kledi Bahitit, ishte një demo dhe si projekt ka kohë, ne kemi diku tek gjashtë deri në tetë muaj që e planifikojmë. 

Po a erdhi ky projekt pasi Altin Shira performoi brenda shtëpisë së Big Brother VIP?

Big Brother-i ishte një plus për Altinin. 

Kush është marrë me detajet e këtij hiti?

Detajisti më i madh kam qenë unë në këtë rast, duke u marrë me të gjitha. Me thënë të drejtën jam pak natyrë kështu edhe për tekstin kam ndërhyrë këtë rradhë. Young Zerka gjithashtu ka pjesën e tij sepse është unik në atë që bën dhe patjetër është ‘qershia mbi tortë’ e projektit dhe duhej. Është shumë i talentuar dhe momenti që ka kënduar në studio ka shkëlqyer. Altini dihet, pastaj edhe unë me ata tingujt e mi. 

Vin Veli zbuloi se vera është mjaft e mbushur me koncerte dhe jo vetëm…

Ndërkohë unë po merrem edhe me disa projekte të mijat personale që nuk kanë lidhje me stilin e këngës më të fundit por me Dj dhe më elektronike që do të jem vetvetja 100% aty. Atë që vërtet unë ndjej ta pasqyroj në një album në të ardhmen do të jetë elektronik dhe nuk do të ketë lidhje me pjesën komerciale. 

Çfarë mendon Arbori për muzikën e tij?

Nuk është tek pjesa komerciale e muzikës i pëlqejnë më shumë tingujt elektronik. Gjithësesi kur është diçka ‘happy’ dhe e bukur tregon që është një impuls i mirë. Unë dua që ai të bëjë atë që dëshiron sepse duke bërë atë që ndjen do ta bëjë më së miri.