Celebrities Lifestyle Love & Sex Showbiz

VIP-at me zemrën ‘flori’ që nuk kursyen asnjë përpjekje për t’i bërë të lumtur të dashurit e tyre!

Është gjithmonë e mrekullueshme të shohësh kur partneri bën gjithçka vetëm për të na dhënë një buzëqeshje në fytyrë. Shpesh kjo ndodh edhe me personazhet e famshëm edhe nëse disa nga gjestet e tyre mund të duken të panevojshme ose ekstravagante, përsëri janë të admirueshme për t’u parë.

Njihuni me disa të famshëm të cilët u përpoqën të bënin më të mirën për të dhuruar buzëqeshje tek të dashurit e zemrës së tyre:

1. John Stamos punësoi një animator Disney për propozimin e tij.

Të dy John Stamos dhe gruaja e tij, Caitlin, janë fansa të mëdhenj të Disneyland dhe kanë bërë shumë udhëtime atje. Pra, nuk është çudi që John kishte një propozim me temë Disney. Ai madje punësoi një animator të famshëm për të nxjerrë një ilustrim të lezetshëm të tyre.

2. Russell Wilson mori me qira një muze arti për një takim me Ciara-n.

Bashkëshortja e Russell, këngëtarja e njohur Ciara donte të vizitonte një ekspozitë në Muzeun e Artit të Seattle, kështu që ai vendosi të merrte me qira të gjithë vendin vetëm për ata të dy dhe kjo foto e ëmbël është për të vërtetuar se ata kanë kaluar një kohë të mrekullueshme.

3. Anna Faris i bleu Chris Pratt një traktor.

Në një intervistë për E! News, Anna Faris zbuloi se Chris Pratt i ka bleu asaj një unazë të re diamanti dhe ajo nga ana tjetër vendosi t’i blejë një traktor. Dhuratë e çuditshme apo jo?!

4. Justin Bieber mbylli një stadium të tërë për një takim me Selena Gomez.

Justin Bieber nuk është i panjohur kur bëhet fjalë për gjeste madhështore romantike. Disa vite më parë ai shkroi dhe postoi një poezi për gruan e tij Hailey. Dhe kur ai po shoqërohej me Selena Gomez, ai e mori atë në një takim në një stadium të zbrazët ku hëngrën biftek dhe panë Titanikun.

5. Joe Manganiello mësoi spanjisht për t’i propozuar Sofia Vergara-s.

Joe Manganiello mësoi spanjisht për t’i propozuar Sofia Vergara-s në gjuhën e saj amtare. Aktori amerikan tha se ishte nervoz, jo sepse kishte frikë se Sofia do të thoshte jo, por sepse kishte mësuar përmendësh një fjalim të tërë në spanjisht dhe donte që gjithçka të ishte perfekte.

6. Johnny Depp bleu një vresht për Vanessa Paradis.

Edhe pse dyshja e njohur nuk janë më bashkë, Johnny bëri gjestin ekstravagant në vitin 2007 për të festuar publikimin e albumit të ri të Vanessa Paradis duke i dhuruar një vresht.

7. Seal kishte ndërtuar një shtëpi bore për t’i propozuar Heidi Klum.

Seal i propozoi Heidi Klum-it gjatë një udhëtimi në Kanada. Ai kishte ndërtuat një shtëpi bore në male, të mbushur me ushqime, pije, qirinj dhe sigurisht petale trëndafili.

8. Ashton Kutcher mbushi një frigorifer të tërë me ushqim kur Mila Kunis ishte shtatzënë.

Ashton Kutcher u sigurua që dëshirat e Mila-s teksa ishte shtatzënë të mos mbeteshin pa u plotësuar dhe mbushi një frigorifer plot me ushqime të çuditshme. Mila Kunis zbuloi se pjata e saj e preferuar gjatë asaj kohe ishte lakër turshi.