Celebrities Live From Tirana

VIP-at pësojnë rritje marramendëse në shifrat e ndjekësve!

Fundjava i përket “Social Top 5” ku njihemi me personazhet shumë të dashur për ne, të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës në Instagram gjatë këtyre shtatë ditëve. Këtë herë kemi të bëjmë me më shumë VIP-a se çdo herë tjetër, lista sa vjen dhe shtohet pasi të preferuarit e ndjekësve ndryshojnë nga java në javë, në varësi të risive që sjellin apo projekteve të reja muzikore që shumë shpejt kthehen në hite.

Personazhet shqiptarë

5. Trejsi Sejdini ka shtuar për këtë javë 1K ndjekës.
4. Në vend të katërt qëndron Lyrical Son, ai ka marrë shumë famë prej këngës më të re, “Dilem jashtë”, një bashkëpunim me MC Kreshën. Ai ka shtuar 1K ndjekës.
3. Siç përmendëm më lart, MC Kresha gjithashtu hyn në listë e në vendin e tretë me 2K ndjekës të shtuar.
2. Butrint Imeri vijon të qëndrojë pothuajse në krye të klasifimit, por këtë herë është në vend të dytë me 3K ndjekës të shtuar.
1. Ndryshe nga çdo herë tjetër, në vend të parë është Loredana, e cila ka shtuar 2M ndjekës për shtatë ditë.

Personazhe të huaj

6. Këngëtarja e hitit më të dashur të TAR, “Don’t go yet”, Camila Cabello ka shtuar 1.6M ndjekës.
5. Vendin e pestë e zë këngëtari The Weeknd, i cili ka shtuar për këtë javë 1.7M ndjekës.
4. Kylie Jenner ka shtuar 2M ndjekës këtë javë, ndoshta prej lançimit të koleksionit të saj të ri.
3. Këngëtarja Ariana Grande është në vend të dytë pasi i janë shtuar 3M ndjekës.
2. Kim Kardashian qëndron në vend të dytë me 3M ndjekës të shtuar gjithashtu.
1. Në krye qëndron mbretëresha Beyonce, ajo ka shtuar për këtë javë 7M ndjekës.