Një qen i policisë së shpëtimit është bërë maskota e policisë braziliane dhe viral në rrjet. I quajtur Oliveira, qeni erdhi në polici falë oficerit Cristian Oliveira, i cili e gjeti atë në vitin 2019 pranë komisariatit të braktisur, të lënduar dhe të uritur.
Tani qeni është një pjesëtar i vlefshëm i policisë në Rio de Janeiro, i veshur me uniformën e policisë, syzet dhe armët imituese, ndërsa merr pjesë në patrulla. “E vesha me rroba policie si shaka dhe e fotografova, ndërsa fotografia u bë virale”, ka thënë Cristian Oliveira. Qeni ndërkaq ka edhe profilin e tij në Instagram, ku numëron më shumë se 118 mijë ndjekës.
Ndërkaq, të gjithë e dimë se përfitimet e leximit janë të panumërta por një studim i ri jep të dhëna befasuese. Gjetjet e studiuesve nga Universiteti i Bazelit në Zvicër të publikuara në PLOS ONE, janë fokusuar te qentë. Ekipi shkencor zbuloi se kontakti me qentë kur i përkëdhelim stimulon ndjeshëm korteksin frontal, pjesa e trurit që “mbikëqyr” mënyrën se si mendojmë dhe ndjehemi.
Sipas studimit, nëse njerëzit me deficite në motivim, fokus të vëmendjes dhe funksionim socio-emocional tregojnë përfshirje më të madhe emocionale kur ndërveprojnë me qentë, atëherë aktivitetet me këto kafshë mund të hapin rrugën për objektiva të reja terapeutike.