Bota Botë e Çuditshme Travel

Virale në rrjet, stjuardesa konfliktohet me pasagjerin, debati degjeneron në ofendime!

Së fundmi, një video e regjistruar gjatë një fluturimi nga Stambolli në Nju Delhi është bërë virale orët e fundit. Një stjuardese është konfliktuar me një pasagjer pasi ai po ankohej me zë të lartë për ushqimin që i ishte servirur. Videoja është marrë nga një pasagjer tjetër dhe tregon stjuardesen duke i thënë pasagjerit me zë të lartë:

Po më bërtet. Ekuipazhi im po qan për ty. 

Më pas ajo i shpjegoi pasagjerit se ka një karrocë me ushqime dhe se ata mund t’i shërbejnë vetëm atë për të cilën ai ka paguar. Më pas pasagjeri e pyeti pse po bërtiste dhe stjuardesa e humbi durimin dhe u përgjigj:

Pse po më bërtet mua?

Në atë moment një tjetër stjuardese ndërhyri dhe u përpoq të largonte kolegen e saj të inatosur. Stjuardesa vazhdoi:

Më vjen keq, por nuk mund të flasësh kështu me ekuipazhin. Unë të dëgjova me respekt dhe kështu duhet të sillesh edhe ti.

Pasagjeri e pyeti se po tregohej mosrespektuese dhe ndërsa stjuardesa u përpoq t’i shpjegonte, ai i tha asaj të heshte. Kjo e habiti stjuardesen e cila u përgjigj:

Mbylle gojen! Më vjen keq, nuk mund të flasësh me mua kështu. Unë jam edhe punonjëse këtu.

Pasagjeri i tha se ishte shërbëtore dhe stjuardesa e zemëruar u përgjigj:

Unë jam shërbëtore, por nuk jam e jotja.