Horoskopi

Virgjëreshat të vështira për t’u kënaqur! Ju tregojmë disa ide dhuratash për t’ju ‘prishur mendjen’

Sezoni i Virgjëreshave fillon në 23 gusht dhe zgjat deri më 22 shtator, ndaj nëse keni dikë të dashur të kësaj shenje nisjani me përgatitjet për dhuratën e ditëlindjes . Asnjëherë nuk është ide e keqe të planifikoni një dhuratë për Virgjëreshën në jetën tuaj më herët. Në fund të fundit, Virgjëreshat janë shumë selektive, por vetëm sepse duan që gjithçka të jetë perfekte.

Në çfarëdo mendimi që keni patur deri më tani, këto 3 ide dhuratash për Virgjëreshën do t’ju tregojnë që ju me të vërtetë keni menduar për to.

Filxhani i kafesë “I am Beyonce Always”

Virgjëreshat punojnë shumë dhe kanë nevojë për shumë kafe. Bëjeni këtë proces pak më të ‘madhërishëm’ me një filxhan të dekoruar me një citat të Michael Scott kushtuar ‘Mbretëreshës Virgjëreshë’ Beyonce-s. Ky filxhan do të jetë një kujtesë e përditshme se, ashtu si Beyonce, kur jeta u jep limona, atao kanë fuqinë për të bërë një limonadë me to.

Qirinj të personalizuar

Qirinjtë janë gjithmonë një ide e mrekullueshme dhurate sepse ato shërbejnë si dekor shtëpie. Për më tepër, ‘Qirinjtë e Ditëlindjes’ janë shumë të veçanta, pasi ato janë të personalizuara për çdo ditë të vitit. Çdo qiri vjen me një aromë dhe etiketë unike që ka përshkrimin e personalitetit të asaj date, kartën tarot, numrin sundues dhe planetin sundues të listuar në të.

Planifikuesi

Virgjëreshat janë vetë mjaft të organizuara, por ndonjëherë mund të bëhet pak dërrmuese nëse nuk kanë një planifikues në krah. Një planifikues të bërë për dikë të orientuar drejt qëllimit dhe kujt tjetër përveç një Virgjëreshe mund t’i dhurohet?