Design

Vishni filxhanët tuaj me çorape! Dizajni që do të dashuroheni…

Kafja apo çaji në dimër ftohen shumë shpejt dhe asnjëherë nuk i shijojmë siç duhet.

Për këtë shkak, zakonisht përdoren termuset për t’i mbajtur të ngrohta ose do të detyroheni t’i konsumoni me shpejtësi.

Zgjidhja më e zgjuar sapo ka mbërritur. “Visheni” filxhanin me çorape dhe çaji apo kafja nuk do të ftohen shpejt. Nëse nuk mund ta blini, mund ta bëni në kushtet e shtëpisë.

Ja çfarë ju nevojiten:

∙ një çorape e vjetër

∙ gërshërët

∙ gjilpëra

∙ ngjitës silikoni

Priteni çorapen në formën që i përshtatet filxhanit, më pas ngjiteni dhe te pjesa e bishtit qepeni. Ju edhe mund ta thurni këtë me punëdore. Mjafton ta thurni në formë të këndit të drejtë dhe të ketë ngjyra të bukura.