Bota

Viti i Ri në “Times Square”, vetëm këta persona kanë fatin të festojnë!

Qytetarët, të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 do të mund të marrin pjesë në festën e ‘Times Square’ natën e Vitit të Ri, sipas një njoftimi të kryebashkiakut Bill de Blasio. Pas pritjes së heshtur të 2021-shit, de Blasio deklaroi se tradita e gjatë e pritjes së vitit të ri në ‘Times Square’, New York do të rikthehet.

Ai u shpreh në një konferencë shtypi se:

Ne duam të mirëpresim qindra mijëra njerëz, por ata të gjithë duhet të vaksinohen. Bëhu pjesë e turmës, bëhu pjesë e gëzimit, bëhu pjesë e një momenti historik. Ne duam të kemi një festë të mrekullueshme të Vitit të Ri në këtë qytet. Ky qytet ka vuajtur shumë. Ishte një betejë heroike gjatë gjithë periudhës së Covid-it. Le ta kthejmë faqen. Kemi shumë për të festuar. Do të jetë një moment i shkëlqyer për Times Square në natën e Vitit të Ri.

Të pranishmit që nuk kanë një certifikatë vaksinimi për shkak të problemeve shëndetësore duhet të kenë një test negativ brenda 72 orëve, ndërsa fëmijët nën 5-vjeç duhet të shoqërohen nga dikush që ka një certifikatë vaksinimi. Qytetet e tjera të mëdha në mbarë botën kanë anuluar festimet e Vitit të Ri. Në tetor, kryebashkiaku i Londrës tha se fishekzjarrët për fundvit do të zëvendësoheshin nga një festë tjetër, ndërsa Amsterdami anuloi festimet këtë javë për shkak të rritjes së rasteve.

Ndërkaq, para Vitit të Ri kemi festën e Krishtlindjeve. Të mëdhenj e të vegjël e presin me padurim këtë periudhë për arsye të ndryshme. Nga pushimi në shkollë deri te dhuratat që shkëmbejmë, duket se Krishtlindja ka disa arsye për të qenë periudhë e shumëpritur. Nëse jeni nga ata që e vini pemën që pa hyrë muaji dhjetor, atëherë me siguri që arsyet në këtë link i njihni më së miri.

Rikujtojmë, se një studim tregon se dekorimi i pemës tregon më shumë nga çfarë ne mendojmë. Periudha para Krishtlindjes ngjall një lloj emocioni dhe gëzimi tek njerëzit, ka dhe nga ata që bëhen tepër melankolikë por në të njejtën kohë dhe të lumtur. Nga ana tjetër ka dhe persona që e vuajnë këtë periudhë për arsye të ndryshme, humbje të personave të afërt apo arsye që as ata vetë nuk arrijnë t’i shpjegojnë.