Aktualitet

Vizatimi i sapozbuluar i Vincent Van Gogh ekspozohet në Amsterdam!

Vizatimi i sapozbuluar me laps i piktorit holandez me famë botërore Vincent Van Gogh u ekspozua për herë të parë në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam. Sipas BBC-së, muzeu Van Gogh ka konfirmuar zbulimin e vizatimit të paparë më herët, atë të një plaku të lodhur.

Muzeu deklaroi se vepra e titulluar “Study for Worn Out” u vizatua në vitin 1882, në fillim të karrierës së piktorit Van Gogh.

Vizatimi në fjalë është fshehur në koleksionin privat të një familjeje holandeze për më shumë se një shekull dhe është ekspozuar për herë të parë në muzeun në Amsterdam sot.
Punimi me laps, me firmën “Vincent”, shfaq një plak të ulur në një karrige prej druri, i veshur me një jelek, pantallona dhe çizme, me duart në kokë. Teio Meedendorp, një nga studiuesit e Van Goghut, deklaroi se vizatimi nuk ishte parë kurrë më parë dhe se është zbuluar për herë të parë.

Vizatimi do t’i kthehet koleksionistëve privatë pasi të jetë ekspozuar deri më 2 janar.