Aktualitet

Vizita e zyrtarëve evropianë në Tiranë, Yuri Kim: Lëvizje e shkëlqyer drejt BE-së, Amerika do vazhdojë mbështetje të fuqishme!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka reaguar pas ardhjes së zyrtarëve të lartë evropianë në Shqipëri ditën e djeshme, Joseph Borrell dhe Oliver Varhelyi.

Me në të një postimi në Twitter, zyrtarja e lartë amerikane është shprehur se është e kënaqur me përparimin që vendi ynë ka bërë deri tani dhe se Amerika do të vazhdojë mbështetje të fuqishme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Postimi në Twitter:

 “Shkëlqyeshëm për të parë lëvizjen e Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit Evropian. Njerëzit dhe qeveria shqiptare meritojnë respekt që kanë bërë ndryshime të vështira deri tani. Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë përparimin e saj për t’u bërë shtet anëtar i BE-së, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme.”- tha Kim.