Botë e Çuditshme Travel

Vizituan 7 kontinente në 3 ditë, indianët hyjnë në librin e rekordeve Guinness!

Dy burra indianë kanë hyrë në librin e rekordeve Guinness pasi kanë vizituar shtatë kontinentet në 3 ditë, 1 orë, 5 minuta dhe 4 sekonda. Ali Irani dhe Sujoy Kumar Mitra u nisën nga Antarktiku më 4 dhjetor dhe përfunduan udhëtimin e tyre kur mbërritën në Melbourne, Australi, më 7 dhjetor.

Ata mposhtën rekordin e mëparshëm prej 3 ditësh, 14 orësh, 46 minutash dhe 48 sekondash, i cili u thye nga një grua në Emiratet e Bashkuara Arabe, Khawla AlRomaithi në vitin 2020. Rekordthyesit thanë se nuk presin që titulli i tyre të zgjasë. “Sot ne mund të jemi të suksesshëm në thyerjen e një rekordi, nesër dikush tjetër do të thyejë rekordin tonë”, tha Mitra për Rekordet Botërore Guinness.