Rajoni

Vjedhja e thesarit të Kosovës, zbulohen 600 mijë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi zyrtarisht se deri më tani ka ngrirë gati 600 mijë euro që lidhen me vjedhjen e rreth 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Prokurorët e çështjes pohojnë se deri tani janë ngrirë 34 llogari bankare të bizneseve ku ishin transferuar paratë.

Në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sipas Prokurorisë Speciale janë bërë dy kërkesa adresuar autoriteteve të Turqisë, lidhur me transferin prej 440.000 eurove, të realizuara nga llogaria e “LDA Group Sh.p,k”.

Vjedhja gjigante u zbulua më 20 tetor të para një viti dhe i dyshuari kryesor u shpall i pafajshëm, ndërsa është në paraburgim Kadri Shala, një nga pronarët e kompanisë ‘LDA Group’, ku u transferua një pjesë e parave.