Celebrities Film & Tv

Vjen dokumentari më i ri në lidhje me filmat e Hollywood-it!

Klishetë e filmave janë shumë të lehta për tu dalluar jo vetëm për dashamirësit e filmit, por edhe për syrin e pa trajnuar të një shikuesi të thjeshtë. Rob Lowe po organizon një projekt të ri për gjigandin Netflix, të titulluar “Attack of the Hollywood Clichés” në të cilën ai dhe disa miq të famshëm do të diskutojnë ato çështje dhe shumë gjëra të tjera që shihen në filma në të gjitha zhanret.

Në një pjesë të trailerit që është publikuar së fundmi aktori 57-vjeçar dëgjohet teksa është shprehur se:

Personazhet e aksioneve, rrahjet e njohura të historisë dhe pajisjet e përshtatshme për komplotet janë zvarritur me kalimin e kohës. Sonte, ne festojmë klishetë që e kanë bërë kinemanë atë që është sot.

Dokumentari që është afërsisht një orë pritet që të lançohet me datë 28 shtator të këtij viti dhe mendohet që përmban shumë regjisorë dhe shkrimtarë të cilët janë munduar që të shkatërrojnë magjinë e klasikes.

Yje si Andrew Garfield i “The Eyes of Tammy Faye”, i nominuari për ‘Oscar’ Richard E. Grant i “Can You Ever Forgive Me?”, fituesi i ‘Golden Globe’ Andie MacDowell i “Short Cuts”, Robert Englund i “A Nightmare on Elm Street” dhe e nominuara për ‘Oscar’ Florence Pugh i “Little Women”. Plus më shumë aktorë nga brenda Hollywood-it do të jenë pjesëmarrës për të dhënë përshtypjet e tyre në lidhje me temat, figurat dhe çështjet  ikonike të filmave dhe në lidhje me filmat që i përdorin dhe që i kanë përdorur më së shumti ato.

Do të paraqiten klishe të tilla si thrillerët e filmit ‘Ticking Time Bomb’ dhe filmat horror të frikshëm që të bën me zemër ‘Jump Scare’ me “Forest Gump”, “Silence of the Lambs”, “Independence Day” dhe “Hudson Hawk” ndër filmat e paharrueshëm të cilët janë paraqitur në këtë film ose më saktë në këtë dokumentar.