Celebrities Film & Tv

Vjen reagimi i Carole Baskin pas publikimit të lajmit se ylli i ‘Tiger King’, Don Lewis është gjallë!

Ylli i ‘Tiger King’, Carole Baskin, ka reaguar ndaj pretendimeve që kanë qarkulluar së fundmi se ish-bashkëshorti i saj është gjallë dhe shëndoshë e mirë, pasi me sa duket është gjetur në Kosta Rika. Në një intrevistë të dhënë së fundmi për ‘This Morning’ në ITV. Vetë Baskin është shprehur se:

Unë nuk e di se si mund të ndodh që Siguria Kombëtare të thotë se ai është gjallë dhe mirë në Kosta Rika, por unë jam e lumtur që e dëgjoj një gjë të tillë.

Don Lewis u zhduk në vitin 1997, pasi u martua me Baskin dhe më vonë u shpall ligjërisht i vdekur në vitin 2002.

Në sezonin e parë të hitit “Tiger King” të ‘Netflix’, producentët shprytëzuan mundësinë që Baskin mund të ishte përgjegjëse për zhdukjen e Lewis, por ajo e mohoi dicka të tillë. Megjithatë, sezoni i fundit, nga i cili Baskin kërkon që ‘Netflix’ ta heqë atë, thuhet gjithashtu se zbulohet fakti që Lewis është gjallë dhe jeton në shtetin e Kosta Rikës të Amerikës Qendrore.

Duke reaguar ndaj të gjithave këtyre lajmeve dhe spekulimeve në ‘This Morning’, Baskin nëpëmjet një lidhjeje telefonike me video ka thënë se:

Një nga gjërat vërtet emocionuese që doli nga ‘Tiger King 2’ është se ata krijuan një letër nga Homeland Security dhe ajo thotë se një agjent special i ngarkuar nga FBI në Sigurinë Kombëtare kontaktoi me detektivin e sherifit George Fernandez, që do të thotë se kjo duhej të kishte ndodhur pas vitit 2002, sepse Siguria Kombëtare nuk ekzistonte as në vitin 2002.Ata thanë se burri im, Don Lewis, është gjallë dhe mirë në Kosta Rika. E megjithatë e gjithë kjo është bërë për mua që kam të bëjë me zhdukjen e tij, kur Siguria e Kombëtare e ka ditur se ku është ai të paktën që atëherë.