Rajoni

Vjosa Osmani ndërpret vizitën në SHBA dhe niset drejt Prishtinës!

Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës demanton raportimet se delegacioni përcjellës i Presidentes në Nju Jork ishte i madh.

Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj.

Ndërkaq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se në bllokimin e rrugëve magjistrale që shpiejnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak po marrin pjesë individë të dëshmuar me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste.

Kurti përmes një postimi në Facebok ka shpërndarë fotografitë e dy personave që  po marrin pjesë në protestën e serbëve në veri, pasi Qeveria e Kosovës mori vendimin për të vendosur masën e reciprocitetit në targa për automjetet që vijnë nga Serbia.