Celebrities Gossip Showbiz

Vlera e pasurisë së këngëtares Avril Lavigne!

Avril Lavigne është një kompozitore, këngëtare dhe stiliste që ka lindur më 27 shtator 1984 në Belleville, Ontario, Kanada. Babai i saj i dhuroi asaj që në fëmijëri një tastierë, grup baterish dhe mikrofon. Në moshën 14-vjeçare, ajo fitoi një konkurs të këngës në Radio që i dha mundësinë të këndonte në skenë me Shania Twain. Avril ka një pasuri me vlerë neto prej 60 milionë dollarësh sipas Celebrity Net Worth.

Ajo ka shitur miliona kopje të albumeve gjatë karrierës së saj, ndërsa është shfaqur gjithashtu në filma si “Going the Distance” ose “Fast Food Nation”, duke ua dhënë zërin e saj personazheve në filmat e animuar “Over the Hedge” dhe “Charming”. Rikujtojmë se artistja është në një lidhje me reperin Tyga. Ky i fundit po e “mban me të mira” këngëtaren, pasi i ka dhuruar asaj një gjerdan jashtëzakonisht të shtrenjtë.

Gjerdani me diamant dhe safir që ish-i i Kylie Jenner i bleu të dashurës së tij kap vlerën e 80 mijë dollarëve dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë fansave të tyre. Sjellim në vëmendje se pak ditë më parë Avril i dha fund fejesës me këngëtarin Mod Sun.

Ish-çifti thuhet se kishin pasur probleme muajt e fundit. Sipas TMZ, tradhtia nuk ishte ndonjë shkak për ndarjen. 38-vjeçarja dhe 35-vjeçari duket se ruajnë raporte të mira pasi ndjekin akoma njëri-tjetrin në rrjete sociale. Këngëtarja e “My Happy Ending” dhe artisti i “Flames” u fejuan në Paris në mars të vitit 2022.