Aktualitet

Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Meta: Fletëlavdërimi nga Rama!

“Fletëlavdërimi” e  nxjerrë nga kryeministri Edi Rama, e quajti presidenti Meta vlerësimin e DASH për gjyqtarin Ardian Dvorani. Me tone të ashpra në konferencën për shtyp që pati me gazetarët, Meta tha se nuk është aspak i habitur nga ky çmim, duke e krahasuar me “fletëlavdërimet “që merrte Partia e Punës.

Dua t’i them meqenëse dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për anti-korrupsionin dhe sukseset e tij, që kjo është një gjë që mua nuk më habit, përpjekja e tij për t’u vetëlavdëruar si kampion e anti-korrupsionit dhe i Ramaformës, ja ku është Ramaforma, kjo është kapja e shtetit, kjo është shpk. Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 janar ka ndodhur marrëveshja në Kamëz, ka vajtur me vrap në qeveri, në 27 janar e ka miratuar qeveria në Kuvend, në 27 janar sërish mbledh Konferencën e Kuvendit, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese që prapo kompanitë e kanë nxjerrë me koncesion e kanë me detyrim dhe duhet të rrinë tërë kohën në gatishmëri apo jo. Këto janë si fletët e lavdërimi që merrte Partia e Punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri, tha Meta.

Ditën e djjeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit renditi ish-kreun e KED-së Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë, një vlerësim ky që erdhi pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta, pasi Dvorani ishte i vetmi gjykatës që u shpreh kundër tij në procesin e skandalit të video-përgjimit të Dritan Priftit.