Sport

Vllaznia dhe Kukësi “poker” golash në Javën e 20-të të Kategorisë Superiore!

Vllaznia ka marrë një fitore 4-2 mes drithërimave ndaj Teutës, edhe pse erdhi në një ndeshje që e dominoi thuajse plotësisht.

Shkodranët e nisën ndeshjen në mënyrë spektakolare pasi shënuan pas 51 sekondash dhe ccuan shifrat në 3 brenda 16 minutave të para të sfidës, duke dhënë sinjalet se do të ishte një ndeshje ku do të dominonte. Por goli i shpejtë i Hebajt bëri që shkodranët të stepeshin pak, edhe pse kishin kontrollin e plotë të manovrës. Atëherë kur nuk pritej, erdhi edhe goli i dytë i Teutës me anë të Lorenco Vilës në fund të pjesës së parë dhe kjo rihapi tërësisht duelin.

Kështu, në pjesën e dytë ekipet ishin më të kujdesshme ndonëse Latifi e nisi fraksionin e dytë të lojës duke goditur shtyllën. Teuta u mundua të kundërsulmonte, pa shumë fat, ndërsa Vllaznia goditi përsëri me Jonuzin, duke thjeshtësuar minutat e fundit të duelit. Aty kishte kohë edhe për kartonin e kuq të Qaqit, por nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të sfidës, që foli për shkodranët të cilët tani shohin drejt skuadrave që kanë më lart në klasifikim e shpresojnë te një gabim i tyre.

Ndërkaq më herët, Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore.

Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 39′ me Filip Gligorov, i cili mjaft bukur ka goditur portën dhe falë devijimit të Abaz Karakaçit topi përfundoi në fundin e rrjetës.

Goli i dytë erdhi me penallti ku Gjelbim Taipi shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, ku këtë të fundit e fitoi Vitor Feizhao pas shtyrjes brenda zonës nga Lukman Husein.

Goli i tretë u realizua nga Edi Basha ku Gjelbrim taipi mjaft bukur avancoi përpara ku përfitoi sulmuesi kroat, i cili goditi portën diagonal dhe i dha avantazhin e trefishtë për verilindorët e Diego Longos.

Llogaritë u mbyullën me Kreshnik Bahtirin me golin e katërt në minutën e 90+2’. Me këtë sukses Kukësi renditet në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit në kuotën e 15 pikëve.