Showbiz

Vlogerja e njohur Sara Karaj infektohet me Covid-19

Vlogerja e njohur shqiptare, Sara Karaj e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale për video-t e saj, kryesisht në lidhje me make up-in, para pak ditësh u bë nënë për herë të parë. Para se të sillte në jetë djalin, bukuroshja mori edhe propozimin e bukur për martesë nga gjysma e saj më e mirë, partneri Daert Malaj.

Mirëpo derisa po i shijonte ditët e para me foshnjën e porsalindur, vlogerja mori lajmin e hidhur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Të jesh me COVID dhe të kesh një të sapolindur… cila është superfuqia juaj?”, është shprehur ajo në mbishkrimin e fotos së postuar në Instagram ku shihet me maskë në fytyrë dhe me foshnjën në krahë.

Po ju si mendoni se po e kalon këtë eksperience Sara, si një nënë e re në moshë?!