Aktualitet

Vlorë/ Aksidenton 10 vjeçarin, drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja!

Një aksident ka ndodhur në Vlorë në fshatin Panaja. Makina tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.