Aktualitet

Vogëlushi dërgohet pa shenja jete në spitalin e Devollit; dyshohet se rakia i shkaktoi vdekjen

Një ngjarje tragjike u shënua sot në Bashkinë e Devollit. Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…