Aktualitet

Vranësirat dhe reshjet e shiut nuk do të mungojnë as ditën e sotme, njihuni me parashikimin e motit!

Territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira disi më të dendura në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara në zonat juglindore ku priten edhe mini stuhi të forta ere. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Shkodër 21/35 °C
Kukës 21/30 °C
Lezhë 22/34 °C
Dibër 16/30 °C
Durrës 19/33 °C
Tiranë 19/33 °C
Elbasan 20/34 °C
Berat 16/35 °C
Vlorë 18/33 °C
Korçë 16/25 °C
Gjirokastër 16/32 °C
Sarandë 17/30 °C