Neely Gracey ka arritur të vrapojë 1.6 kilometra në pesë minuta e 24 sekonda teksa shtynte djalin në një karrocë. Me këtë, ajo hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness. “Vrapimi më ndihmon të përqendrohem në dy aspektet më të rëndësishme të jetës sime që janë familja dhe ushtrimet në palestër. Kemi udhëtuar shumë kilometra së bashku. Unë ende i shtyj fëmijët e mi në karrocë, edhe pse tani janë dy dhe 5-vjeç”,-tha ajo.
View this post on Instagram
Ajo me rekordin e saj përpiqet t’u tregojë të tjerëve se mëmësia nuk ka pse të jetë pengesë për asgjë. “Një jetë aktive mund të jetë argëtuese për të gjithë familjen. Fëmijët nuk duhet t’ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja”,- shtoi ajo. Ndërkaq, rekordi i saj personal për vrapimin 1.6 kilometra pa fëmijë në karrocë është katër minuta e 36 sekonda.