Bota

Vrasja e mësueses në Londër, shqiptari i arrestuar del sot para gjykatës!

Dy ditë pas arrestimit nga policia me akuzën e vrasjes së mësueses Sabina Nessa, sot Koci Selamaj del para gjykatës në Ëillesden, në kryeqytetin britanik. Trupi i pajetë i 28-vjeçares u gjet pasditen e 18 shtatorit, në një park pranë shtëpisë së saj në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës. Mbrëmjen e 17 shtatorit, Nessa doli nga banesa e sipas agjentëve, kishte takim me një mik në një lokal por nuk u paraqit.

36-vjeçari Selamaj jetonte në Terminus Road, në Eastbourne. Në kuadër të hetimeve për vdekjen e mësueses, policia britanike arrestoi dy burra të moshave 38 e 41-vjeç, por më pas u liruan.

Motivet e vrasjes, ende janë të paqarta ndërsa mësohet se prej vitesh, Selamaj punonte në Angli si shpërndarës picash. Një fqinj e përshkruante si person të padëmshëm që ecte me kokën ulur.