Aktualitet Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Berisha: Donin të mbyllnin çështjen!

Sot në bashkëbisedimin e radhës me gazetarë, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në prag të zgjedhjeve politike të 25 prillit të vitit të kaluar në Elbasan. Berisha nuk u tërhoq nga qëndrimi se “Gazment Bardhi është implikuar po aq sa Taulant Balla, Edi Rama, Bledi Çuçi e Ardi Veliu”. Sipas kreut demokrat, “Bardhi bashkëpunoi me Ballën për mbylljen e Komisionit Hetimor”.

Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet kriminale më të rënda të këtij vendi, në të cilën rezulton e qartë si dritë e diellit se është implikuar vetë kreu i qeverisë Edi Rama, ministri Bledi Çuçi, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, dy zv.drejtorët. Pa asnjë diskutim, në rrafshin politik, njeriu më përgjegjës është Taulant Balla e përgjegjësi për ngjarjen ka Gazmet Bardhi.

Kam një seri statusesh të publikuara në atë kohë, që vinin në kundërshtim me komunikatat zyrtare të narkoshtetit. Nuk kisha qenë në ngjarje, por nga ato që lexoja nga gazetarët dhe nga zhvillimi, kuptova se kemi të bëjmë me një kat kriminal që po mbulohej me çdo kusht nga shteti. Nuk e njihja Arbër Paplekën, çdo njeri që kishte pasur rastin ta njohë, fliste vetëm fjalët më të mira për të. Kishte qenë oficer në Afganistan.

E vranë për së dyti Balla, Bardhi, Rama e Veliu, se donin ta mbyllnin çështjen Papleka-Xhuvani. Tregon moralin e vërtetë dhe të grupit të tij sepse kryeministri nuk mund të mos ndalet në hollësi. Mirë mund të të gënjejë polica, por jo shërbimi informativ. Rama ishte i detyruar të qëndronte ndaj këtij zhvillimi dramatik, ai donte votat me gjak. Rëndësi kishte të mblidheshin votat qoftë edhe me gjak në Elbasan.

E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi. Ngrita disa herë çështjen dhe ai heshti. Papleka ishte në stafin e Bardhit kishte shkuar për Gaz Bardhin atje dhe u krijua një komision parlamentar. Sigurisht që kjo çështje do të hetohej deri më një, dhe ti Gaz Bardh e cilido tjetër duhej të kërkonte hetimin e plotë. Se nëse Papleka do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun, kjo nuk ishte vetëmbrojtje. Por, nëse në drejtim të tij po qëllohej, nuk kishte rrugë tjetër vetëm vetëmbrojtjen. Bardhi u zhduk. Komisionin hetimor e mbyllën me Taulant Ballën. E keni dëgjuar të dalë të protestojë për mbylljen e komisionit. Kur e ke në ekip je i detyruar, jo ta braktisësh siç e braktisën këta, se donin të mbyllnin krimin shtetëror për mosveprimin e policisë.