Aktualitet

Vrasja e të riut në Tiranë, arrestohet efektivi që e qëlloi

Me akuzën “Vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”, arrestohet polici që sot në Tiranë qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Klodian Rashën. 25-vjeçari u vra pranë shtëpisë së tij, në zonën e Laprakës. I riu, i cili kishte shkelur orën policore nuk iu bind urdhërit për të ndaluar. Efektivi i prangosur, pjesë e patrullave “Shqiponja” deklaroi se u kërcënua me armë zjarri nga Rasha, në momentin kur i kërkoi të ndalonte ndaj dhe reagoi, por aspak me synimin për ta vrarë.

Sipas uniformave blu,“Pistoleta që mbante viktima, me një krehër me fishekë u gjet  rreth 100 metra larg vendit ku u vra”. Krahas hetimeve të Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:45 minuta të mëngjesit, u ngrit Grup i Posaçëm Hetimor i përbërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e Policia.