Aktualitet

Vrasje brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë! Polici 25-vjeçar qëllon për vdekje kolegun e tij: Më tallte prej kohësh!

Komisariati Nr.3 në Tiranë është shndërruar në një vend krimi! Efektivi i policisë Ludjan Zaimi 25-vjeç ka qëlluar për vdekje 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit.

Ajo që raportohet deri më tani nga gazetari Sokol Dema, është se ato janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçari, ai thotë se e qëlloi “pasi e tallte prej kohësh”.

Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. Në komisariatin Nr. 3 ishte mbreme edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, si edhe një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Komisariatet e Policisë javëve të fundit janë shndërruar në skena krimi. Ngjarja e kësaj të hëne, pason një tjetër ngjarje kriminale brenda Komisariatit. Bëhet fjalë për vetëvrasjen e ndodhur në Komisariatin e Kavajës u vetëvra Ilvi Meta, teksa në atë të Kamzës iu vu flaka gjatë tentativës së arratisjes.

Kjo është ngjarja e dytë e shënuar brenda pak orëve, ku protagonistë kanë qenë efektivët e policisë. Në Kombinat, efektivi i FNSH-së në gjendje të dehur ka qëlluar me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.