Rajoni

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, në kërkim autori!

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele në në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Viktima me inicialet F.B., mosha e të cilit ende nuk është bërë e ditur, nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra e për pasojë ndërroi jetë në spital.

Policia vendase bën me dije se për ngjarjen ka arrestuar një person dhe është sekuestruar një armë gjueti me të cilën dyshohet se autori vrau viktimën.

“Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, njoftoi policia.