Aktualitet

Vrasje në Elbasan, një grua ekzekutohet me sëpatë nga kunati!

Vrasje në Elbasan. Një 58-vjeçar goditi me sëpatë motrën e gruas duke i shkaktuar vdekjen. Viktimë mbeti 44-vjeçarja  Alma Qevani, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Për arsye që ende nuk dihen u vra nga kunati, Tefik Tashi 58-vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth. Tashi ka qëlluar me sëpatë motrën e gruas së tij në rrugë. Pas vrasjes, lëvizi me sëpatë në duar dhe u pikas në fshatin Shirgjan nga efektivët e policisë. Sapo uniformat blu panë sëpatën me gjak bënë të mundur arrestimin e autorit.

Sëpata u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.