Aktualitet

Përplasje me armë, dy të ekzekutuar dhe një i vetëvrarë në Klos!

Qendra e Klosit sot u kthye në arenë përplasjesh të armatosur me tre viktima, njëri i vetëvrarë, si dhe dy të plagosur. Englantin e Renato Hasula u dërguan në spital, të lënduar. Paraprakisht mësohet se një konflikt i hershëm mes dy fiseve i ka marrë jetën një të riu vetëm 17-vjeç, i identifikuar si Kenado Shira, si dhe babait të tij, Liri Shira.

Babai i adoleshentit u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor pasi ishte në gjendje të rëndë, por për fat të keq nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda. Dyshohet se gjithçka ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes dy fiseve Shira e Mjeshtri.

Njëri prej autorëve të dyshuar Fiqiri Mjeshtri u largua nga vendi i ngjarjes bashkë më armën e krimit. Më pas u raportua se u gjet i vetëvrarë, duke i dhënë fund jetës. Po ashtu u arrestuan Fatmir e Besnik Mjeshtri. Policia vijon hetimet.