Aktualitet

Vrasje në Shkodër, viktimës i ishte bërë atentat në dhjetor 2020!

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, viktima emër jo i panjohur për policinë. Shtetasi Nazmi Bandula u ekzekutua sot pranë banesës, ndërsa mësohet se ishte person me precedentë të mëparshëm penalë, edhe për konflikte brenda familjes.

Gjithashtu më 26 dhjetor të vitit 2020, Bandulës iu vendos tritol në mjetin e tij të parkuar në oborrin e shtëpisë në lagjen “Partizani”. Vrasja ka ndodhur në qytetin verior teksa 55-vjeçari qëndronte i vetëm në një lokal dhe u qëllua me breshëri nga një makinë në lëvizje.  Policia në vendin e ngjarjes nisi hetimet e priten më shumë informacione lidhur me motivet e krimit dhe autorin apo autorët.

Uniformat blu vendosën perimetrin e sigurisë. Paraprakisht po merren provat e duhura materiale dhe më pas do të tentohet sekuestrimi i kamerave të subjekteve përreth, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.