Aktualitet

Vrasje nën efektin e alkoolit në Tiranë!

Vrasje me thikë në Tiranë, autori i krimit ishte nën efektin e alkoolit. Sot rreth mesdite, më saktësisht në orën 11:15 të paradites, Ilir Kapo, 60-vjeç u shemb përtokë i gjakosur dhe pa frymë. Ai u qëllua barbarisht me një thikë kuzhine nga fqinji i tij Olgert Dhimitri, 37-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Harry Fultz” në kryeqytet.

Bëhet e ditur se më herët, asnjëri prej tyre nuk kishte patur konflikte ose mosmarrëveshje. Duket se krimi që i mori jetën Kapos ndodhi për motive banale. Gjithçka nisi nga një konflikt i çastit, i lidhur me përdorimin e alkoolit prej të dyve dhe më pas, pati një degradimin të bisedës duke degraduar deri në fyerje të rënda.

Këtë të shtunë Ligerti iu drejtua lokalit të lagjes bashkë me fqinjin. Dita e tyre nisi me raki deri në çastin kur u ndanë me thika, njëri në burg dhe tjetri i pajetë. Ligert Dhimitrit iu bë testi dhe në gjendje të pandërgjegjshme nga alkooli përfundoi në komisariat i arrestuar. Përqindja e alkoolit në gjak u konsiderua tepër e lartë. Menjëherë pas ngjarjes, shtëpia e autorit u vendos në ruajtje nga policia.