Lajmet e fundit

Vrau gruan me thikë, 40 vjeçari shqiptar del para gjykatës!

Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë të dhëna tronditëse në lidhje me vrasjen e 31-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Greqi.

Sipas ekspertizës, e reja Anisa Shehu është qëlluar me një thikë 28 cm të gjatë dhe ka pasur dy plagë të rëndë në qafë.

Ndërkohë, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në gjykatë dhe më pas iu dorëzua komisariatit, ku do të lihet në qeli deri në marrjen e një dënimi.

Florand Shehu është shfaqur kokë ulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.

VRASJA

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:30 të mëngjesit të djeshëm në banesën e çiftit. Kur Policia helene shkoi në banesën e çiftit në katin e tretë të pallatit, gjeti 31- vjeçaren të vdekur në shtrat në një pellg gjaku. Sipas informacioneve të para, viktima pësoi një plagë vdekjeprurëse nga një objekt i mprehtë në pjesën e qafës.

Gjithashtu, ajo kishte shenja plagësh nga thika në pjesën e trupit. Pas krimit të rëndë, sipas mediave greke, vrasësi shkoi në stacionin lokal të Policisë dhe u tha Forcave të Rendit se ai kishte vrarë gruan e tij. Burri deklaroi se e kreu krimin “sepse ishte xheloz ndaj saj”. Çifti ka një fëmijë 8 vjeç dhe kanë jetuar në zonë për 5 vitet e fundit. Autori i dyshuar i krimit është arrestuar nga Policia.