Fashion

“Vritet” reputacioni i Zara-s, një kompani amerikane shet veshjet e markës me çmime 7 herë më të larta!

Së fundmi Zara ka denoncuar një kompani amerikane se ka shitur veshje të stiluar prej tyre, si të ishin të vetat. “The Fashion Law” zbulon se marka Thilikó shiste me çmime të ekzagjeruara, deri në shtatë herë më të larta, veshje Zara që i tregtonte si të sajat. Pasi i blinte këto veshje Zara, kompania amerikane i hiqte etiketat e firmës spanjolle për t’i zëvendësuar me etiketa të vetat, ndërkohë që i rriste edhe çmimin.

Ankesa është paraqitur më 4 janar, në një gjykatë federale në Nju Jork. Në të, Zara dhe Inditex pretendojnë se kjo firmë me qendër në Los Angeles, ka bërë biznes me veshjet e tyre. Kështu, kompania në pronësi të Queenie Williams akuzohet për disa shkelje, si ajo e të drejtës së autorit, reklamat mashtruese dhe konkurrenca e pandershme.

Inditex pretendon se, përveç shitjes së paligjshme të veshjeve të saj, edhe faktin se kjo markë bënte sistematikisht fotografitë për të reklamuar këto produkte të etiketuara gabimisht. Deri më tani, janë zbuluar gjithsej 32 imazhe, të mbrojtura nga e drejta e autorit, të cilat janë kapur nga faqja e internetit Zara dhe janë përdorur nga Thilikó për të promovuar shitjet. E njëjta veshje, i njëjti imazh, por një çmim shumë më të lartë.

Përveç kësaj, Inditex konsideron se kjo markë kryen reklama mashtruese kur pretendon të jetë një firmë e modës e pavarur, krijuese dhe mjeshtërore e dizajneve në krijimet e saj. Së fundmi, kompania e grupit Inditex garanton se praktika e kësaj kompanie ka shkaktuar dëme të konsiderueshme monetare dhe dëme të pariparueshme dhe të pakonsiderueshme në reputacionin e Zara.