Bota

Vrojtimi i shpendëve kthehet në makth në Zelandë të Re, balena përmbys varkën, 5 viktima!

Një barkë është përmbysur teksa balena doli në sipërfaqe nga poshtë saj, duke vrarë pesë njerëz në incidentin e tmerrshëm në brigjet e Zelandës së Re.

Mjeti detar kishte 11 njerëz në bord kur balena besohet se erdhi nga poshtë saj duke e përmbysur lehtësisht.

Grupet e shpëtimit po kryejnë një operacion madhor pranë brigjeve të Kaikoura, në Ishullin Jugor të Zelandës së Re.

Pasagjerët e zhdukur tashmë janë konfirmuar të vdekur.

Njerëzit në bord besohet se ishin gra mbi 50 vjeçare, entuziaste të vrojtimit të zogjve, raportonte rrjeti vendas Stuff.

Gjashtë të mbijetuarat u shoqëruan në breg pas incidentit të tmerrshëm në gjirin Goose Bay.

Policia konfirmonte se barka 8.5m e gjatë u përmbys pas përplasjes dhe se hetimet vijojnë për saktësimin e detajeve të asaj që ndodhi.

Barka besohet se i përkiste një grupi vendas peshkimi të quajtur Fish Kaikoura.

Ata kryejnë shëtitje peshkimi dhe kanë operatorë me eksperiencë, ndërsa incidenti besohet se është i parti i këtij lloji.

Kryebashkiaku i Kaikoura, Craig Mackle pershkruante incidentin e sotëm si “një ngjarje tragjike që na prek të gjithëve”.

Ai tha se kushtet e lundrimit ishin shumë të mira në kohën e incidentit, dhe se në zonë ditët e fundit kishte pasur disa pikasje balenash.

Piloti Daniel Stevenson i cili që një ndër të parët në vendngjarje tha për rrjetin ‘Stuff’: “Ne pamë një barkë të përmbysur me një burrë që rrinte sipër saj, pak më vonë erdhi roja bregdetare”.

“Ne nisëm të ndihmonim ata që kishin rënë në ujë dhe u kujdesëm derisa erdhën barkat e shpëtimit”.