Health & Beauty Lifestyle

Vuani nga pagjumësia?! Provoni të rregulloni njëherë rrëmujën që keni shkaktuar në dhomën tuaj të gjumit!

Pas një ditë të lodhshme në punë, keni provuar të shkoni të flini gjumë por nuk mund t’i mbyllni dot sytë. Në këtë moment zakonisht ju vijnë shumë mendime në kokë dhe këto ju pengojnë të flini gjumë. Mund të jetë e vështirë ta qetësoni trurin kur provoni të bini në gjumë. Provoni të vendosni një rutinë para se të shkoni në shtrat. Rutina mund t’ju vendosë në rrugën e duhur që të realizoni sasinë optimale të gjumit e cila është e nevojshme.

Provoni të lexoni, të shijoni një banjë të këndshme, relaksuese, përdorni vajra esencialë, dëgjoni muzikë, meditoni dhe mbi të gjitha relaksohuni. Shënoni gjërat që ju shqetësojnë para se të shkoni të bini në gjumë. Shënimi në ditar i mendimeve para se të shkoni në shtrat mund t’ju ndihmojë dukshëm në pakësimin e ankthit. Kjo mundëson që në vend që të mendoni për atë që ju shqetëson, e shënoni diku dhe kjo do t’ju çlirojë nga mendimet negative.

Ah dhe tjetra është që të provoni gjithashtu të rregulloni rrëmujën në dhomën e gjumit. Rregullimi i dhomës i ‘thotë’ trupit tuaj që jeni të gatshëm të shkoni në shtrat. Dhoma e gjumit pa rrëmujë promovon relaksim dhe zvogëlon numrin e pengesave të cilat mbase ju pengojnë që të qetësoheni. Rezistojini dëshirës për të fjetur gjatë ditës. Shumë prej nesh pëlqejnë të dremisin gjatë ditës, por kjo mund të prishë shumë modelet tuaja të gjumit.

Nëse ndiheni të lodhur gjatë ditës, përpiquni të mos flini më shumë se gjysmë ore. Ndërkaq, me ndryshimin e orës dhe pavarësisht se fitoni një orë gjumë, mund të keni vënë re se ndiheni më të lodhur. Me ardhjen e muajve të ftohtë të vitit, ne presim të ndihemi më mirë pasi kemi fjetur qoftë edhe një orë më shumë. Megjithatë, në realitet, ndjesia që mbizotëron është ajo e lodhjes.