Rajoni

Vuçiç: As mos e ëndërroni njohjen e pavarësisë së Kosovës!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, me tone të ashpra ka deklaruar se Kosova nuk duhet as të endërrojë që Serbia ta njohë pavarësinë e saj.

Reagimi vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia qëndron pas të gjitha dokumenteve “non-paper” që po shfaqen ditëve të fundit në media lidhur me ndryshimin e kufijve.

Por Vuçiç tha  se është ajo që thotë Osmani është pavërtetë dhe një gënjeshtër.

“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë një njohje të tillë të Kosovës, unë do t’i porosisja të mos e ëndërrojnë, e lëre më që Serbia të qëndrojë prapa diçkaje të tillë (non-paper)” -tha Vuçiç.

Vuçiç ka komentuar edhe faktin që Netflix e ka futur Kosovën në listën e saj të shteteve.

“Shoh që ata tërë ditën po festojnë që Netflix-i  i vendosi në listën e saj të shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, por çfarë do të bënin për OKB-në dhe Interpolin. Shikoni filma dhe shqelmojeni topin” thotë Vuçiç.