Aktualitet Rajoni

Vuçiç në konferencë të jashtëzakonshme, serbët e Kosovës po monitorohen me snajper!

Pas vendimit që mori Kosova për të mos lejuar automjetet me targa serbe në vend, presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Vuçiç e ka cilësuar si një ndër ditët më të vështira të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, ndërsa ka bërë me dije se ditën e nesërme ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se e kanë ditur që mbrëmjen e djeshme që Prishtina po planifikonte lëvizje të forcave të saj policore. Vuçiç ka thënë se shtëpive të të rinjve serbë iu janë vendosur snajper.

“Sot është një nga ditët më të vështira për njerëzit tanë në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dramatizim, por situata është vërtet serioze dhe e vështirë. Dua t’ju informoj se ne e dinim mbrëmë se Prishtina po planifikonte lëvizje të forcave të saj në Kosovën veriore. Ata kaluan në Kosovën veriore rreth orës gjashtë të mëngjesit të sotëm, dhe kjo është hera e gjashtë që hyjnë atje. Snajper janë vendosur në disa vende. Snajperistët kanë mbuluar shtëpitë e të rinjve serbë të cilët mund të kundërshtojnë veprimet e tyre të paligjshme”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar se mund të marrin dhe masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës, ndërsa a iu ka bërë thirrje qytetarëve serb që të mos bien pre e provokimeve, por të protestojnë në mënyrë paqësore.

“Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, si ekonomike ashtu edhe politike, sepse kjo nuk do të ishte mirë për të gjithë rajonin, veçanërisht për marrëdhëniet tona me Prishtinën”, tha Vuçiç.