Rajoni

Vuçiç njofton ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Harchenko, në lidhje me vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, bëri të ditur kabineti i Vuçiçit. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, rifilloi pas 20 muajsh, dhe u zhvillua përmes një video-konference  në Bruksel, ndërsa takimi i drejtpërdrejtë mes Avdullah Hotit dhe Vuçiç është caktuar për datën 16 korrik, në Bruksel.